Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në Komunën e Podujevës në zgjedhjet e 6 tetorit me 15.089 mijë, e pasur nga LVV me 13.915, PDK-ja mori 7.418, AAK-PSD 1.866 dhe NISMA 762 vota, njofton Llapi.info.

E nga këto rezultate te shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del se Vjosa Osmani e LDK-së ka arritur të marrë më së shumti vota në Podujevë.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Osmani ka marrë 12 mijë e 448 vota në këtë komunë. Albin Kurti 11 mijë 370, Kadri Veseli 5632, Ramush Haradinaj 1342 dhe Fatmir Limaj me vetëm 369 vota.

Në nivel të përgjithshëm del se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, është njeriu që ka marrë më së shumti vota në nivel Kosove. Kurti, sipas po të njëjtave të dhëna ka arritur të marrë 183,868 vota.

Pas tij, me numër të madh të votave, renditet kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ka marrë 176,188 të votave.

Ndërkaq në vendin e tretë dhe të katërt janë Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj. Kandidati i PDK-së për kryeministër ka marrë 146,763 të votave, ndërsa ai koalicionit AAK-PSD, ka marrë 75,917 të votave.

Ndërsa kandidati nga koalicioni NISMA-AKR-PD, i cili sipas KQZ-së nuk ka kaluar pragun zgjedhor, Fatmir Limaj ka marrë 26,014 të votave./Llapi.info