Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali për një ditë ka arritur në 837, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 12,428 – numri më i lartë në botë.

Raportohet se 2,107 raste të reja janë konfirmuar, ndryshe nga e hëna, që u raportuan 1,648 të prekur, kurse numri i përgjithshëm ka shkuar në 77 mijë.

Megjithëse numri i vdekjeve është ende i lartë, korrespodenti i BBC, Mark Lowen thotë se rastet e të infektuarve janë më të ulëta se sa ditëve të kaluara.

Lidhur me këtë rast Qeveria italiane thotë se 15,729 persona janë shëruar, ndërsa shton se 66 mjekë deri më tani kanë ndërruar jetë.