Spanja dhe Suedia i kanë ndarë pikët në takimin e Grupit E në kuadër të Euro 2020, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Takimi filloi më mirë për Stuhinë e Kuqe, që rrezikuan me anë të Dani Olmos që gjuajti me kokë në minutën e 16-të, por portieri bëri pritje fantastike.

Një tjetër rast brilant e kishte edhe Koke (23’), që lëshoi një gjuajtje brenda zonës së rreptësisë, mirëpo u bllokua nga mbrojtja.

Mesfushori i Atletico Madridit ishte përsëri në shans, derisa në minutën e 29-të, goditi mbi portë.

Alvaro Morata (38’) pranoi një pasim nga Jordi Alba, por edhe ky dështoi të qëllonte saktë në kornizën e portës.

Suedia rastin më të mirë e kishte me Alexander Isak (41’) që brenda zonë lëshoi një goditje të fortë, duke mposhtur portierin, mirëpo topi u largua nga vija e portës prej Marcos Llorente.

Pjesa e dytë ishte edhe më e qetë për nga numri i rasteve, edhe pse dy skuadrat kishin mundësi të shënon nga së paku një herë.

Suedia kishte rastin në minutën e 61-të me anë të Marcus Berg që pranoi një pasim nga Isak, por goditja shkoi pranë shtyllës së majtë.

Loja më pas kishte më shumë pasime të pasakta brenda dhe jashtë zonës së rreptësisë, me dy fazat defanzive të ekipeve që ishin të kujdesshme.

Sllovakia është lider i Grupit E ,e tre pikë, Suedia dhe Spanja me nga një dhe Polonia pa pikë.