Të premten rreth orës 16:50 në periferi të Zagrebit të Kroacisë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Gjithçka ndodhi kur shoferit të një kamioni i është ngritur rimorkioja, të cilën nuk e kishte vërejtur fare dhe po lëvizte me shpejtësi nëpër autostradë, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht që shoferët tjerë i binin sirenës dhe mundoheshin t’ia bënin me dije, pa ndonjë sukses – shoferi i kamionit përfundoi duke e përplasur rimorkion në një urë.

Sipas policisë kroate, askush nuk është lënduar në këtë aksident – përveç dëmeve materiale që janë shkaktuar.

Pamjet janë publikuar nga policia kroate, ku shihet momenti rrëqethës kur shkatërrohet rimorkioja në momentin që ka kontakt me urën.