Conor McGregor rikthehet në tetëkëndësh për herë të parë pas më shumë se një viti. Irlandezi për herë të fundit ka dueluar në vitin 2018 ndaj Khabib Nurmagomedovit.

Ylli nga Dagestani fitoi në raundin e katërt në kuadër të ‘UFC 229’, ndërsa më pas shpërtheu përleshja, në të cilën u përfshinë pjesëtarë të të dyja ekipeve.


Spekulimet për një rimeç po vazhdojnë, ndërsa McGregor është i gatshëm për diçka të tillë. Porse, fillimisht duhet ta mposhtë Donald Cerronen në ‘UFC 246’ dhe pastaj të mendojë për të ardhmen.

Në ndërkohë, mediat e kanë hedhur pyetjen se a do të jetë i pranishëm Khabibi në T-Mobile Arena për ta ndjekur nga afër meçin.

Nurmagomedov ka qenë i pranishëm në duelet e McGregorit në të kaluarën, megjithatë nuk ka ndonjë konfirmim se a do të jetë në Las Vegas për këtë përballje.