Xhudistja kosovare Nora Gjakova është xhudistja e radhës që ka fituar medalje të artë në “Antalya Grand Prix 2018”

Ajo ka fituar me ipon kundër xhudistes koreane KIM, Jundin.

Kjo është medalja e tretë që Kosova e mori në këtë garë.

Fillimisht me të argjentën u shpërblye Fjolla Kelmendi, e cila në finale humbi nga portugezja Catarina Costa.

Mandej ishte xhudistja tjetër, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer Medaljen e Artë “Antalya Grand Prix 2018” në kategorinë 52 kg, shkruan Gazeta Express.

Për të arritur te Medalja e Artë, Krasniqi e mposhti në finale me ippon xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.