Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës është arrestuar edhe Lulzim Hajdaraj. Nga postimet e tij publiket, Hajdaraj shihet se është i afërt me LDK-në.

I njëjti poashtu shihet se ka raporte të mira me ish-ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa.

Madje Hajdaraj e kishte përkrahur fuqishëm ish-ministrin në garën e fundit për deputet./Indeksonline/

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës tek Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ku ka vënë në pranga shtatë zyrtarë të kësaj agjencie.

Aksioni i cili është në kuadët të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë, po zhvillohet në disa komuna të Kosovës.