Rimac Nevera nuk ndalet dhe kjo makinë është bërë një standard i ri në botën e automobilave.

Kjo dëshmohet edhe nga një video e publikuar nga Mat Watson, një gazetar i njohur i automobilave, përcjell Telegrafi.

Dhe kësaj radhe, siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një garë shpejtësie midis Porsche Taycan, BMW M5 dhe Rimac Nevera.

Siç thotë ai vetë, “këto vetura nuk janë në të njëjtën klasë, por janë vetura shumë të shpejta, dhe është një shfaqje e shkëlqyeshme ku tregohet se sa fuqi ka automjeti i bërë nga Mate Rimac”.