Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërkaq dy të tjerë të lënduar janë nisur për në QKUK të Prishtinës.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftuar për një aksident trafiku në F.sh. Lluzhan në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Mjeku në vend ngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira dy automjete”, ka thënë ai./Llapi.info

Më poshtë pamjet e dërguara: