Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një viktimë me COVID-19, kurse janë shëruar 31 pacientë. Numri i rasteve aktive në këtë komunë ka rënë në 283.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,192. Deri tash janë raportuar 91 viktima, kurse 6,818 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 133 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 6.077 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 805 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 159,621 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,919 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 150,625. Në total numri i rasteve aktive është 6.077./Llapi.info