Një person është arrestuar dje në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur disa gjëra në shtëpinë e viktimës, njofton Llapi.info

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fshati Llapashticë e Epërme, Podujevë 13.03.2019 – 15:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që është zënë në flagrancë duke vjedhur disa gjëra në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Llapi.info