Një e dyshuar femër ka shtënë tri herë me armë në ajër në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ndërkohë që arma është konfiskuar nga Policia e Kosovës.

“Rr. Hamdi Maloku, Podujevë 16.06.2021 – 10:35.  Është konfiskuar një armë, pistoletë nga e dyshuara femër  kosovare pasi që e njëjta kishte shtënë tri herë në ajër. E dyshuara ka deklaruar se kishte shtënë në ajër me qëllim që ta frikësojë një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar”, thuhet në raport.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se arma ka qenë pa leje./Llapi.info