Një Airbus i vjetër në Turqi do të shndërrohet në restorant

Një Airbus i vjetër në Turqi do të shndërrohet në restorant

Një avion i vjetër i llojit A340 është ngarkuar në kamionë special dhe nga Stambolli është nisur drejt qytetit Balikesir, ku sërish do të rimontohet dhe transformohet në restorant.

Një kompani ajrore private nga Turkish Airlines bleu Airbus-in të cilit i ka skaduar jetëgjatësia e fluturimit, të cilin së shpejti do ta ekspozojë dhe shndërrojë në restorant para aeroportit “Edremit Kocaseyit” në Balikesir, raporton AA.

Karvani prej shtatë maunave speciale me avionin e ngarkuar në to, mbrëmë vonë është nisur nga Stambolli, ndërsa rruga deri në Balikesir do të zgjasë tre ditë.

Zyrtari i kompanisë që ka blerë avionin e vjetër, Mehmet Emin Ertemen për AA tha se mekanikët gjatë muajit të kaluar kanë ndarë avionin në tetë pjesë dhe po aq do t’ju nevojitet për montim.

Transporti i avionit të shpërbërë nga Stambolli në Balikesir u organizua nën masa të përforcuara të sigurisë.