Dy qytetarë nga Komuna e Podujevës kanë humbur jetën me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në këtë Komunë në 61, raporton Llapi.info.  

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin e saj ditor, ndërkohë që është bërë e ditur se viktimë është edhe një 37-vjeçar.  

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Ndërkaq, IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 12 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 4 janë në qytet, 2 në Letanc dhe nga një rast në fshatrat; Batllavë, Bellopojë, Dumnicë e Epërme, Gërdoc, Kaçybeg dhe Katunishtë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 104.986 të tilla. Prej tyre, 2.162 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 9.296 raste aktive me COVID-19./Llapi.info