10 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në mesin e viktimave është edhe një 29 vjeçar nga Lipjani. Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të IKSHPK-së, shkruan Reporteri.net.

Rastet e tjera të vdekjes janë nga komunat: Lipjan (76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Ndërkohë sot janë konfirmuar edhe 311 raste të reja dhe është njoftuar për 128 të shëruar.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 5.852.