Partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate ka zyrtarizuar kandidatin  saj për kryetar të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Kjo parti do të garoj për kreun e Podujevës me ish-kandidatin për deputet, Xhemajl Hasani. Hasani tashmë ka nisur t’i bëjë publikë emrat e garuesve për asamble komunale.

Ka qenë pikërisht Hasani që ka garuar për kryetar të Komunës së Podujevës edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Përveç Hasanit, deri më të tani, edhe AAK ka bërë zyrtare kandidaturën e Besnik Tahiri për kryetar të Podujevës. Një gjë të tillë ende s’e kanë bërë LDK, PDK dhe VV./Llapi.info