Niset për të kërkuar azil, vdes në kufi

Ka ndërruar jetë një 61 vjecar mbrëmë në pikën kufitare në Merdar. I ndjeri kishte mar rrugën për të shkuar në një vend Evropian, ku po kërkonte një jetë më të mirë.
Komandanti I policisë rajonale në Podujevë, Isak Ejupi, e ka konfirmuar lajmin për indeksonline, se 61 vjecari ka ndërruar jetë në autobusin i cili po i bartëte udhëtarët për në Serbi.
“si rrjedhojë e hetimeve të para mësojm se I ndjeri ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, ka pohuar Ejupi.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në obdiksion në morgun e Prishtinës.