Nisen edhe dy trena drejt Sërbisë, mbeten edhe qindra emigrantë në Gjevgjeli...

Nisen edhe dy trena drejt Sërbisë, mbeten edhe qindra emigrantë në Gjevgjeli (VIDEO)

Mbi dyqind emigrantët një orë para mesditës ishin liruar për në territorin e Maqedonisë për të hipur në trenin që shkon në Tabanoc

Në rradhë, kanë qenë duke pritur për të marrë dokumentet e nevojshme, pastaj u ngjitën në tren në rrugën drejt BE-së. Më herët në orën 5 të mëmgjesit një grup tjetër i emigrantëve u largua nga stacioni i trenit në Gjevgjeli, transmeton TetovaSot.

Njoftohet gjithashtu se sot do të ketë linja të jashtëzakonshme për të përmbushur nevojën e emigrantëve që duan vetëm tranzit nëpërmjet territorit të Maqedonisë dhe të Serbisë, dhe destinacioni përfundimtar është Gjermania dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë ditës së djeshme nga Gjevgjelia për në Serbi udhëtuan pesë trena.