Në ShFMU “Naim Frashëri” është bërë kompletimi i të gjitha klasëve me TV monitorë –Smart, të cilët janë donacion nga Banka Botërore. Ndërsa për të përcjellë nga afër realizimin e këtij projekti këtë shkollë e ka vizituar sot, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njofton kumtesa komunale, trasnmeton Llapi.info.

Kryetari Bulliqi tha se realizimi i këtij projekti ndikon drejtpërdrejt në lehtësimin e procesit mësimor dhe se ky është një hap i rëndësishëm drejt aplikimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies.

Po ashtu, kryetari Bulliqi tha se me projekte të tilla nga buxheti i komunës do të vazhdohet edhe në shkollat tjera të komunës së Podujevës.

“Ditë më parë është nënshkruar kontrata për blerje të Tv monitorëve edhe për shkolla të tjera. Angazhim kryesor për neve si qeverisje lokale mbetet plotësimi dhe avancimi i kushteve, në mënyrë që në shkollat tona të aplikohen metodat dhe teknikat më bashkëkohore të mësimdhënies”, tha Bulliqi.

Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit Arsimit, Avni Fetahu, në fund i përgëzuan stafin menaxherial të shkolles dhe mësimdhënësit për punën e mirë që po e bëjnë./Llapi.info

May be an image of indoor
May be an image of 6 people, people standing and indoor
May be an image of 1 person, child, sitting and indoor