Sot ka filluar të mbahet testi ndërkombëtar PISA, njofton Klan Kosova, që do të mbahet deri më 5 maj duke përfshirë pesë mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Për më tepër, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është vonuar në vizitën e tij në shkollën fillore “Ibrahim Fehmiu” në Prizren, drejtuesit e së cilës shkollë kanë thënë se nuk është ky vendi ku nxënësit po i nënshtrohen testit të PISA-s.

Kësaj radhe testi ka filluar në Prizren, mirëpo zyrtarët e ministrisë së arsimit e kanë mbajtur të fshehtë shkollën se ku po kryhet ky testim.