Nijazi Jashari edhe zyrtarisht është komandant i ri i Stacionit Policor në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Jashari ka pranuar këtë detyrë ditë më parë, pasi vendi i të parit të Policisë në Podujevë, Isak Ejupi u transferua në detyrë të re. Një postim në Facebook, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, duke bërë të ditur se ia ka uruar detyrën e re, ka thënë se me Jasharin kanë biseduar për fushën e sigurisë për qytetarët llapjanë.

“Sot vizitova komandantin e ri të Stacionit Policor në Podujevë, z. Nijazi Jashari.  E urova për detyrën dhe i dëshirova shumë suksese në kryerjen e obligimeve karshi përgjegjësisë së re. Me të biseduam për situatën e sigurisë në komunën tonë dhe shprehëm gatishmërinë e përbashkët që bashkëpunimin e mirë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Shfrytëzova rastin që në emër të institucionit të Komunës, t’i falënderoj policët e Podujevës, për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në sigurinë e qytetarëve llapjanë”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar se përgjatë viteve të fundit janë ndërruar disa komandantë në Stacionin e Policisë në Podujevë. Fillimisht ka qenë Besnik Bislimi, Isak Ejupi dhe së fundit Nijazi Jashari./Llapi.info

May be an image of 2 people, office and indoor