Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka bërë të ditur se për herë të parë është ngritur flamuri i Kosovës në katedralen Notre Dame të Parisit.

Flamujt e shumë shteteve janë vendosur në katedralen franceze për të shënuar njëqindvjetorin e Luftës së Parë Botërore.

“Për herë të parë, flamuri i Kosovës u ngrit në katedralen Notre Dame të Parisit — në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij të Facebook-ut.

No automatic alt text available.