Temperaturat e ulëta që po mbretërojnë ditëve të fundit në Kosovë kanë bërë që të ngrijë liqeni i Badovcit, nga i cili furnizohet me ujë një pjesë e rajonit të Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar në adresë të Kallxo.com fotografi në të cilat shihet liqeni tërësisht i ngrirë.

Akulli ka arritur trashësi të tillë sa po i përballon edhe peshat e njerëzve që po enden mbi liqen, siç shihet edhe në foto.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 11 gradë celsius.