Sistemi i ri i drejtimit autonom FSD është hedhur në provë në një rrugë të gjatë 613 km.

Tesla prezantoi një version beta të sistemit të tij të drejtimit autonom FSD në tetor të vitit 2020 dhe shumë përdorues ndërkohë kanë testuar aftësitë e tij në kushte reale të vozitjes dhe kanë ndarë përvojat e tyre në video në internet.

Kështu, ndër të tjera, mësuam se Tesla që drejton vetveten mësoi të parakalojë, por që kjo manovër nuk funksionon gjithmonë normalisht, transmeton Telegrafi.

Kohët e fundit, përdoruesi i YouTube “Whole Mars Catalog” publikoi një video të një makine provë të Model 3 nga San Francisco në Los Angeles, gjatë së cilës FSD u aktivizua.

Itinerari i gjatë 613 km çoi në një pjesë përmes trafikut të qytetit të dy metropoleve të Kalifornisë, ndërsa pjesa më e madhe e itinerarit përbëhej nga vozitja në autostradë.

Siç thuhet, Model 3 ishte në autopilot gjatë gjithë kohës, dhe shoferi mori timonin vetëm kur kishte nevojë për të rimbushur baterinë në Tesla, por edhe për të shmangur disa mbeturina që papritmas u shfaqën para tij në rrugë.