Dje në fshatin Cërnicë të Gjilanit, është arrestuar një person pasi siç thuhet në raport të policisë, nga pakujdesia e ka goditur një fëmijë në trotinet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin me targa vendore nga pakujdesia kishte e goditë një fëmijë mashkull K/Shqiptar i cili kishte qenë me trotinet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar fëmija i cili është duke marr tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.