Ambasada e Zvicrës në Prishtinë nga 26 korriku do të rifillojë me lëshimin e vizave për qytetarët e interesuar që të udhëtojnë në Francë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Francës në Kosovë nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Nga data 26 korrik 2021, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë do të rifillojë lëshimin e vizave për të interesuarit që dëshirojnë të udhëtojnë në Francë”, thuhet në njoftimin në Facebook.