Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranoi në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë.

Në njoftimin e bërë për media nga SHKK thuhet se familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve).

Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të filloj lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzimin e vikendit në shtëpi.

“Pas kthimit nga vikendi, të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, vijon njoftimi.