Neymari ka zbuluar se PSG-ja kanë qenë shumë të frikësuar që të paguajnë atë gjatë javëve të fundit, pavarësisht dëshirës së tij për tu rikthyer në lojë.

28 vjeçari nuk është sekeltuar për tri ndeshjet e fundit të PSG-së në Ligën 1 për shkak të një lëndimi që ai e pësoi gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundrejt Borussia Dortmundit, transmeton Koha.net.

Edhe pse Neymari ka startuar që nga fillimi në këtë ndeshje, madje edhe ka shënuar një gol, ekipi i tij ka humbur 2 me 1.

Neymari ka deklaruar se është rikuperuar dhe është i gatshëm që të luaj ndërsa PSG-ja e ka mbajtur atë jashtë fushës.

“Nuk ishte vendimi im për të mos luajtur në ndeshjet e fundit. Unë doja të luaja. Unë ndihem mirë”, ka deklaruar Neymari.

“Klubi ishte i frikësuar dhe jam unë ai që po e vuaj këtë”, ka shtuar ai.