Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është kapur nga kamerat duke u ankuar për shokun e tij të skuadrës, Neymar.

PSG arriti të fitojë me rezultat 2-0 kundër Montpellier në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligue 1.

Megjithatë, edhe përkundër se kanë 24 pikë nga tetë ndeshje dhe janë lider me +10 pikë nga ndjekësit, PSG nuk po gjen qetësi.

Shumë lojtarët thuhet se kanë ‘armiqësi’ mes vete dhe atmosfera nuk është më e mira e mundshme në Parc de Princes.

Ndeshja e fundit ndaj Montpellier ka qit në pah një raport jo të mirë mes dyshes sulmuese Mbappe dhe Neymar.

Pamjet nga mediumi Canal + tregojnë rënkimin e 22 vjeçarit, Mbappe, i cili ankohet tek bashkëlojtari Idrissa Gana Gueye, për Neymarin, i cili sapo kishte dhënë një asistim për Julian Draxler.

“Ai (Neymar) nuk ma pason topin”, dëgjohet Mbappe duke i thënë Gueyes.