Neymar vazhdon ta ushqejë dëshirën e tij për t’u kthyer te Barcelona, raporton Mundo Deportivo.

Ndonëse ishte transferuar te Paris Saint-Germain për një shumë rekorde prej 220 milionë eurosh, atij po i mungon jeta në Camp Nou, ndërkaq te PSG-ja është lënë në hije nga performancat e Kylian Mbappe-së.

Në anën tjetër, për të vazhdon interesimi i rivalit te katalunasve, Real Madrid, edhe pse zemra e tij rrah për Barcën.