Nga nesër pronarët nga Shoqata e Transportit të Autobusëve në Podujevë, do të hynë në grevë, njofton Llapi.info

Pronarët e kompanive dhe shoferët e tyre do të hynë në grevë, pasi që sipas tyre po dëmtohen nga taksitë ilegal.

“Duhet me hi në grevë, taksitë ilegal nuk po na lënë me punu, kështu na nuk mundemi me egzistu”, ka thënë një shofer i një kompanie autobusi.

Kujtojmë se muaj më parë Policia dhe Inspeksioni në Podujevë, kishin larguar taksitë ilegal në qytetin e Podujevës. Kjo pasi që një shoqatë e autobusëve kishte bërë kërkesë në komunën e Podujevës për largimin e këtyre taksive. Mirëpo, këto taksi janë rikthyer në po të njëjtin vend./Llapi.info