Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë ka njoftuar se nesër do të nisen në mënyrë të organizuar për të t’i dhënë lamtumirën e fundit aktivistit të saj Astrit Deharit, transmeton Llapi.info.

“Të nderuar aktivistë dhe qytetarë të Besianës, nesër do t’i japim lamtumirën e fundit, aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Astrit Deharit. Nga stacioni i autobusëve, nisemi në mënyrë të organizuar, në ora 10:00”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e Zllatarit në Prishtinë./Llapi.info