Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër më datë 19 janar 2020 në Kosovë. Thotë se situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuajse konstante me ditët e fundit.

Sipas IHMK-së, kjo si pasojë e fushave anticiklonike të cilat janë bllokuar mbi territorin tonë, duke bërë që mos të kemi aktivitet të elementeve meteorologjike, konkretisht lëvizjes së masave ajrore në drejtim horizontal.

“Në këtë situatë parashihet mot i qetë, me ngrica të dobëta, kryesisht në orët e para të ditës dhe gjatë natës. Mjegull do të ketë por jo si ditët e fundit dhe në pjesë më të kufizuara”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i verilindjes”, përfundon njoftimi.