Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot i vranët.

Vranësirat gjatë ditës parashihet të sjellin shi, siç thuhet në njoftim, me zbrazje elektrike.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.

Tutje, theksohet se do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-9m/s.