Përmes një kumtese KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje në disa fshatra të Komunës së Podujevës

Sipas kumtesës, rrymë nuk do të ketë në këto vende:

Më 26.10.2016, ne NS 220/35/10(20) kV Podujeva do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Fshatrat 1 (Kodi:14000009) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llapashticë, Sekiraqë, Gllamnik, Konushevc, Buricë dhe Penuhë.
Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Më 26.10.2016, në NS 220/35/10(20) kV Podujeva do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Livadicë (Kodi:14000011) prej orës 16:00 deri në orën 20:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Shtedime, Mirovci, Livadica, Dumnica te Kodra e Miftarit, Dogana, Haxhi Sadria, Diana Shpk.
Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljes 10kV.

Më 26.10.2016, në NS 35/10(20) kV Batllava do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Orllani (Kodi:14015002) prej orës 12:00 deri ne ora 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2, Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti.
Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljes 10kV./Llapi.info