Vjeshta në Kosovë vjen para kohe!

Gjatë ditës së mërkurë mbi territorin e Kosovës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vranësirat nuk do të jenë stabile dhe do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale në Podujevë parashihet të lëvizin deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri në 23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s.