Arban Abrashi, pret që neser Gjykata Kushtetuese të jap vendim në favor të kërkesës së tij që zgjedhjet ne Prishtinë të përsëriten.
Ish-kandidati i LDK-së ka thënë se vonesa e vendimit lë edhe dyshime, pasi që sipas tij ajo çfarë po dëgjohet është se Prishtina është pjesë e pazarit politik.

“ Sido që të jetë shpresojmë që vendimi të jetë i drejtë, por edhe nëse Kushtetuejsa nuk merr vendim të duhur, ne do të shkojmë edhe në Strasburg për këtë rast”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka qenë shumë kritik për kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit, duke thënë se ai e ka lënë kryeqytetin duke u marrë me bisedimet, përderisa ka theksuar se në Prishtinë po i plasin super-skandale siç është ai më qumshtin.

Abrashi ka kërkuar që kjo çështje të hetohet, pasi që sipas tij aty ka korrupsion dhe kjo duhet të shkojë deri në fund.

Duke folur për ligjin e pagave ai në RTK, ka thënë se kanë vendosur sot që të mos ketë koficente 11 dhe 12, por vetëm nga 1 deri në 10. Sipas tij, ligji për pagat është shumë i komplikuar, por ka theksuar se deputetet që janë në Grupin punues po bëjnë një punë të mirë, dhe se do ta amandametojnë atë në mënyrën më të mirë.