Nesër debat me qytetarë për Draft Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik

Nesër duke filluar nga ora 10:00 në Kuvendin Komunal të Podujevës do të mbahet një debat publik me qytetarë, njofton Llapi.info. Në debatin me qytetarë do të diskutohet për Draft Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për vitin 2016-2018.

Diskutimi publik zgjat 60 ditë, nga data 29 janar 2016 deri më 28 mars 2016.

Vërejtjet, plotësimet dhe sygjerimet paraqiten ditën e mbajtjes së diskutimit publik. Ndërsa, në formë të shkruar mund të paraqiten gjatë kohëzgjatjes së diskutimit publik në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim.

Draft Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik për të cilën mund të debatoni nesër e gjeni në këtë link:

https://kk.rks-gov.net/podujeve/getattachment/Home/Dreaft-Strategjia-e-Zhvillimit-Ekonomik-Lokal,-2016-2018-(2).pdf.aspx