Nëntë persona kanë vdekur dhe 47 të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së trenit të shpejtë me një lokomotivë në stacionin në Ankara.

Nga përplasja është dëmtuar edhe një mbikalim dhe zjarrfikësit janë duke tentuar të nxjerrin të mbijetuarit nën gërmadhat e këtij mbikalimi të stacionit Marsandiz.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 derisa treni po nisej drejt Konyas.