Kryeministri i Greqisë dhe ai i Maqedonisë kanë arritur në rajonin kufitar të Prespës të dielën për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes të vjetër mes dy vendeve për shkak të emrit të Maqedonisë.

Alexis Tsipras i Greqisë dhe Zoran Zaev i Maqedonisë ishin dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes nga ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, raporton Reuters.

Tani Maqedonia që e njohëm deri më tani do të quhet “Republika e Maqedonisë Veriore”, transmeton Koha.net.

Zaev në ceremoni arriti me një jaht të shpejtë, ku u prit nga Tsipras në palën greke të liqenit, ku u përqafuan ngrohtësisht.

Marrëveshja duhet të aprovohet nga të dyja parlamentet dhe në Maqedoni do t’i nënshtrohet një referendumi.