Stadiumi i qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti” do të bëhet me bari natyral, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar klubi llapjan, derisa sot është nënshkruar marrëveshja me kompaninë më të njohur turke, e cila është e licencuar nga UEFA.

“KF Llapi sot bëri hapin më të madh gjatë këtij viti ku krahas suksesit të skuadrës, Kryesia e klubit në bashkëpunim dhe me ndihmën e madhe të FFK-së, do ta bëj stadiumin “Zahir Pajaziti” me pamje evropiane duke ndryshuar fushën nga bari sintetik në natyral dhe pritet që pas përfundimit të projektit tapeti i fushës të ketë pamje të jashtëzakonshme. Kryesia e K.F. Llapit sot nënshkruajti kontratë me kompaninë më të njohur turke dhe kompaninë e licencuar nga UEFA dhe UEFA, “Iren limited sirket”, kompani e cila mirret me ndërtimin e fushave dhe e cila i mirëmban të gjitha fushat e Superligës së Turqisë”, ka njoftuar klubi.

“Falenderim i madh edhe për kryetarin e FFK-së, z. Agim Ademi që na mbështeti fuqishëm në këtë proces me rëndësi për klubin dhe futbollistët tanë. Kryesia e klubit bëri të pamundurën që ta sjell në Kosovë kompaninë e njohur turke. Kryesia ka vendosur që stadiumi “Zahir Pajziti” të jetë me standard të UEFA-s për zhvillimin e garave evropiane dhe kjo është hera e parë që në Kosovë punohet një fushë me këto parametra të këtij niveli”, thuhet tutje në njoftim./Llapi.info

May be an image of 3 people, people sitting and indoor