Presidenti Hashim Thaçi, sot i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti për të propozuar një kadidat të ri për formimin e Qeverisë.

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar pas kësaj duke thënë se është duke u bërë grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetën.

“Nga PAN-i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. #nukkalon”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në rrjetin social Facebook.

Nga Lëvizja Vetëvendsoje kanë deklaruar se duhet vendi të shkojë në zgjedhje të reja pasi të përfundoi pandemia Covid-19.

Qeveria Kurti është rrëzuar më 25 mars nga Kuvendi i Kosovës pasi kanë votuar mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka koalicion qeverisës me VV-në.