Dy fëmijë, Ermin dhe Emin Pajaziti janë diagnostikuar me sëmundje të epilepsisë.

E ëma e tyre, Hanumshahe Pajaziti është detyruar ta shtri dorën dhe të bëj apel për ndihmë. Kjo pasi që siç thotë ajo, të dy djemtë i ka të sëmurë në fazën e dytë të epilepsisë, të cilëve çdo ditë e më shumë po iu është përkeqësohet gjendja shëndetësore. Sipas Pajazitit, të dytë kanë ndërprerë edhe shkollimin si rezultat i sëmundjes.

Ajo po kërkon ndihmë nga njerëzit vullnetmirë, pasi që kostoja për shërimin e tyre është e papërballueshme për familjen, pasi që po kërkohen 22 mijë euro.

Vala e Kosovës ka publikuar numrin që t’u dilet në ndihmë vëllezërve./Llapi.info

Familja Pajaziti kanë nevojë për ndihmën tuaj! Ndihmo duke dërguar SMS në numrin 55552.Çmimi i SMS-it është 1€.

Gepostet von VALA am Freitag, 3. Januar 2020