Në tregun e Mitrovicës në shitje punimet e diplomave të Fakultetit

Në tregun e Mitrovicës në shitje punimet e diplomave të Fakultetit

Këto ditë, në tregun e Mitrovicës veriore janë nxjerrë në shitje foto dhe tekste të punimeve të diplomave nga një fakultet serb në këtë qytet.

Diplomat e gjetura janë të Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore të departamentit të Gjeografisë nga Universiteti serb i Prishtinës që vepron në Mitrovicë, raporton B92, transmeton Koha.net.

Nuk dihet nëse kjo nxjerrje në shitje është protestë ndaj marrëveshjes (së sërishme) të arritur Kosovë – Serbi për njohjen reciproke të diplomave apo ajo është bërë për ndonjë motiv tjetër.

Çmimet e këtyre punimeve sillen rreth 80 cent (100 dinar).