Albin Kurti akuzoi Serbinë në Bruksel për kryerjen e tre gjenocideve kundër shqiptarëve.

Siç raporton B92, duke u thirrur në burime brenda takimit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për tri gjenocide ndaj shqiptarëve, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Kurti i tha Vuçiqit se gjenocidi i parë ndodhi në 1878, dhe i fundit në 1999.

Raportohet për një atmosferë shumë të tensionuar në negociata. Ndërsa takimi pritet të përfundojë rreth orës 17:00.