Me iniciativën e kontingjentit amerikan të KFOR-it sot në oborrin e SHFMU “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh, agjencionet emergjente të KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shërbimi i Emergjencës i QKMF në Podujevë, kanë prezantuar mjetet e tyre reaguese.

Qëllimi i këtij prezanimi ishte që fëmijët të kenë mundësitë të shohin mjetet reaguese tëkëtyre agjencive, të mësojnëpër funksionimin-reagimin e tyre.

Në këtë prezantim, i pranishëm ishte edhe kryetari i Podujevës Agim Veliu.