Autoritetet në Rusi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë paraqitur 9434 raste të reja me koronavirus. Numri i të infektuarve në këtë vend ka shkuar në 335,882.

Në Rusi në 24 orët e fundit janë regjistruar 139 të vdekur nga pasojat e COVID-19. Numri i raportuar të shtunën është më i vogël se ai i raportuar të premten, kur numri i vdekjeve arriti shifër rekorde, 150.

Në Rusi deri më tani kanë vdekur 3388 persona nga pasojat e koronavirusit. Janë shëruar 107,936 persona, duke përfshirë 8111 në 24 orët e fundit, është bërë e ditur.

Moska, që është regjioni i goditur më së rëndi, ka raportuar 3190 raste të reja, ndërsa shifra në kryeqendër ka arritur në 161,397.

Në Rusi mbi 8,4 milionë teste për COVID-19 janë bërë deri më tani. 276 mijë janë bërë vetëm në 24 orët e fundit.