Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën me statistika të vendvotimeve nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura të dielën për kryetar të Podujevës.

Kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, i cili votoi në shkollën “Naim Frashëri” ku të hapura ishin nëntë kuti votimi, arriti të sigurojë 1,251 vota, kurse Shpejtim Bulliqi nga LVV mori 1,851 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të enjten rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Podujevës. Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje doli i pari në zgjedhjet e 29 nëntorit.

Ai madje fitoi pa balotazh përballë dy kandidatëve të tjerë nga LDK e PDK. Bulliqi mori 18 mijë e 286 vota, apo 51.9 për qind. Në anën tjetër, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari mori 12 mijë e 627 vota, apo 35.8 për qind. Ndërsa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu mori vetëm 4 mijë e 341 apo 12.3 për qind të gjitha votave.

Në zgjedhjet e së dielës votuan 34 mijë e 873 persona me të drejtë vote. Kështu, dalja në këto zgjedhje për kryetar komune ishte 40.76 për qind.