Në pranga 3 vëllezër, kapen në Tiranë me drogë e armë

Policia e Tiranës ka arrestuar paraditen e së hënës tre vëllezër, pasi nga informacionet e mbledhura në rrugë operative kishte zbuluar se ata kishin në zotërim drogë dhe armë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga kanë rënë vëllezërit Osman, Selim dhe Arben Çerpja, si dhe babai i tyre.

Sipas burimeve, nga kontrolli i kryer në banesën e tyre policia gjeti një arsenal armësh dhe 111 bimë lëndë narkotike të tipit kanabis.

Arsenali konsistonte në 5 kallëpe tritol, 700 kapsolla detonatorë, si dhe 1 pistoletë, 1 pushkë dhe 1 armë gjahu, saktësojnë më tej burimet.