Podujevë, 19 maj 2015 – Sot, në komunën e Podujevës është shqyrtuar dinamika e realizimit të projekteve dhe të shërbimeve të planfikuara për sivjet më buxhetin e komunës për vitin 2015. Shqyrtimi u bë nga ekzekutivi i komunës në takim me drejtorët e drejtorive komunale.

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu kërkoi azhuritet në realizmin e projekteve të miratuara dhe zbatimin e procedurave në harmoni me Ligjin e Prokurimit.

Në takimin e sotëm u formua edhe grupi punues për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, taksa dhe gjoba komunale.

Po ashtu, zyrtarët komunal biseduan edhe për Qarkoren Buxhetore 2016/01 e cila përmban kufijtë fillestar buxhetor.
Drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Isuf Latifi, bëri të ditur se Qarkorja u është shpërndarë të gjithë drejtorëve.

Sipas tij, Korniza Afatmesme Buxhetore 2016-2018 e komunës së Podujevës duhet të jetë e gatshme deri më 30 qershor të këtij viti.

Nga ana tjetër, Agim Veliu, shef i ekzekutivit në komunën e Podujevës, kërkoi që drejtorët të bëjnë planifikimet buxhetore në bazë të qarkores dhe të përgatitet agjenda e dëgjimeve publike me qytetarët./Llapi.info